SPAK ndaj Kryebashkiakes Bufi: Akuzë për veprimtari politike

SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë ndaj saj për veprën penale të “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”.

Çështja ka të bëjë me dyshimet për dhënien e shpërblimeve dhe premtimeve me qëllim ndikimin politik.

Dosja i ka kaluar tashmë gjykatës dhe ndodhet në fazën e hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit të hetimit paraprak.

Scroll to Top