Vrasje në Itali: Burrë 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë

Itali, burrë 80-vjeçar godet me thikë bashkëshorten në Varese, arrestohet

Një grua 81-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Via Pezza, në komunën Mesenzana, provinca Varese, pasditen e sotme, pasi kishte marrë disa plagë me thikë. Kur mbërriti personeli i emergjencës (118), nuk kishte më asgjë për të bërë për gruan e moshuar.

Fqinjët raportohet se kanë ngritur alarmin pasi kanë parë burrin duke bërtitur jashtë shtëpisë. Ai u arrestua nga efektivët e karabinierisë nga Luino. Dyshohet se ai ka sulmuar gruan e tij, duke e vrarë, përpara se të dilte me vrap nga banesa duke bërtitur.

Burri u shoqërua në stacionin e policisë dhe u vu nën kujdestari. Zona është rrethuar dhe hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Në mars të vitit 2023, në të njëjtën rrugë, Andrea Rossi vrau me thikë dy fëmijët e tij, Giada dhe Alessio, 13 dhe 7 vjeç, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.

Scroll to Top