Atentat me armë në Shkodër: Automjet i qëlluar

Atentat me armë në Shkodër: Automjet i qëlluar, përfundon në një karburant

Një automjet është marrë në shënjestër nga të shtëna me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Automjeti, që duket se është qëlluar ndërsa ishte në lëvizje, ka aksidentuar duke u përplasur në bordurën e një stacioni karburanti, si pasojë e përpjekjes për t’i shpëtuar plumbave.

Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e pasme, ku janë konstatuar pesë plagë nga plumbat pranë bagazhit. Gjithashtu, edhe dyert e automjetit janë dëmtuar, ndoshta si pasojë e përplasjeve, qoftë me mjetin e autorëve, qoftë në vendndodhje të tjera gjatë aksidentit. Ashtu si pjesët e karrocërisë, edhe gomat e automjetit janë të dëmtuara plotësisht.

Scroll to Top