PD proteston para Kryeministrisë kundër “narkoparlamentit”

Protesta para kryeministrisë, Berisha: Hap i rëndësishëm kundër narkoparlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nesër PD-ja do të fillojë protestat para kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti miraton qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkruan Sali Berisha në Facebook.

Scroll to Top