Aksident i rëndë në Australi: 13 të plagosur në event sportiv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një automjet përplasi një grup spektatorësh gjatë një eventi sportiv, duke lënë 13 persona të plagosur.

Sipas informacioneve të policisë, pas një përplasjeje me një automjet tjetër brenda zonës së garës, shoferi humbi kontrollin e makinës. Automjeti doli nga pista, u përplas me forcë me gardhin mbrojtës dhe goditi disa spektatorë.

Si pasojë e ngjarjes, dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Të plagosurit kanë moshë nga 20 deri në 75 vjeç.

Mediat australiane kanë publikuar video që fiksojnë momentin e përplasjes.

Gara në fjalë është një sport motorik ku drejtuesit përplasin qëllimisht automjetet e tyre me njëra-tjetrën.

Scroll to Top