Tensione të reja mes Ankarasë dhe Athinës, avionë ushtarakë turq shkelin hapësirën ajrore të Qipros.
Greqia akuzon Turqinë për shkelje të hapësirës ajrore të Qipros.
Katër avionë luftarakë turq F-16 hynë në hapësirën ajrore (FIR) të Republikës së Qipros rreth orës 11:30 të mëngjesit, sipas orës lokale, në zonën e Famagustës.
Sipas burimeve, këta avionë morën pjesë në një paradë ushtarake që u zhvillua në territoret e Qipros me prani të turqishtfolësve.
Pamjet e ngjarjes u regjistruan nga qytetarë dhe u publikuan në rrjetet sociale.