Parashikimi i motit për sot
Sot, vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë i vranët.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar. Në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, herë pas here të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra. Në verilindje, në lartësinë mbi 1500 metra, priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era parashikohet me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek. Kjo erë, herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave, mund të fitojë shpejtësi deri në 18 m/sek.
