Hetimi për ngjarjet e 21 Janarit, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet ditën e sotme pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kryedemokrati është thirrur nga SPAK si person në dijeni për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011.
Kreu i PD-së, Berisha, ka firmosur fletëthirrjen e tretë të SPAK sot, teksa u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
