FOTOGALERI/ Edi Rama në parlament, pranë të pandehurës Belinda Balluku
Kryeministri Edi Rama është rikthyer në seancën parlamentare këtë të mërkurë, pas disa muajsh mospjesëmarrje në punimet e parlamentit.
Bashkë me Ramën, në seancë ka qenë e pranishme edhe Belinda Balluku, zv.kryeministre e cila është e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me tunelin e Llogarasë.
Të dy kanë qëndruar të heshtur përballë akuzave të opozitës. Deputetët e opozitës cituan disa pjesë nga dosja e SPAK, e cila bazohet kryesisht në përgjime mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të saj, Ervis Berberi, aktualisht i burgosur.
Balluku u mor si e pandehur disa javë më parë, por që atëherë Rama ka refuzuar ta shkarkojë nga detyra, duke e mbajtur në qeveri një zv.kryeministre që shumë shpejt do të duhet të paraqitet në sallën e gjyqit.
Fotot më poshtë nga LSA.
