21 JANARI / Berisha del nga SPAK: Nuk është qëlluar nga Kryeministria
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në SPAK rreth orës 9:00. Ai u mor në pyetje nga prokurorët lidhur me çështjen e 21 janarit. Berisha u fotografua teksa kalonte pragun e prokurorisë, duke mbajtur në dorë një dosje dhe i shoqëruar nga truproja.
Pas rreth dy orësh në ambientet e SPAK, Berisha u deklarua para gazetarëve:
“Më është pyetur se çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mos-thirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër. Shkak për këtë mos-thirrje ishte fakti se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme, duke pasur një agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 protestuesve dhe plagosjen e më shumë se 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda Kryeministrisë.”
