Përmbytje në Lezhë: Çahet argjinatura, rritet niveli i ujit

Rritet niveli i ujit në Tale, çahet argjinatura e kanalit kryesor në kënetën e Myltes

Moti i keq ka prekur Lezhën. Niveli i ujit në zonën e kënetës së fshatit Myltes në Tale është rritur ndjeshëm gjatë orëve të natës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, oborre banesash dhe sipërfaqe bujqësore.

Sipas banorëve, situata është përkeqësuar pasi argjinatura e kanalit kryesor është çarë, duke lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit nga kënetat përreth. Banorët raportojnë se uji po shtohet me shpejtësi dhe po përparon drejt zonave të banuara.

Scroll to Top