Moti i Keq në Korçë: Probleme me Ujë dhe Energji

Moti i keq prek Qarkun e Korçës, ujë në oborret e banesave

Reshjet e shiut, që vijojnë edhe sot, kanë sjellë probleme në disa zona të Qarkut të Korçës.

Bashkia Korçë

  • Fshati Çiflig: Është raportuar prezencë uji në oborret e tre banesave, duke prekur vetëm hangarë blegtorale. Grupet e terrenit dhe administratori i njësisë po punojnë për pastrimin e kanaleve dhe largimin e ujërave të mbledhura.
  • Fshati Vinçan: Për shkak të rrëshqitjeve të dherave në rrugën e fshatit, administratori i Njësisë Administrative dhe Ndërmarrja e Shërbimeve të Bashkisë kanë ndërhyrë për pastrimin e inertëve. Rruga është tashmë e hapur dhe qarkullimi vijon normalisht.

Bashkia Maliq

  • Në zonën e minierës në fshatin Qenckë, rrëshqitjet e dherave kanë sjellë prezencë inertesh në rrugë. Këto materiale janë pastruar nga kontraktori dhe rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

ARRSH – Drejtoria Rajonale Qendër-Lindje

  • Situata në akset rrugore kryesore paraqitet e normalizuar.
  • Në aksin e vjetër Korçë–Ersekë (Qarri) janë konstatuar rrëshqitje dherash. Kontraktori është në terren me mjetet përkatëse për pastrimin e rrugës.

OSHEE – Energjia Elektrike

  • Ekipet e OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve. Aktualisht, situata është si më poshtë:
  • Rajoni Korçë: Fideri Vithkuq (nënstacion Rehovë) është pa energji, duke prekur zonat Protopapë, Peshtan, Mazrekë, Pulahë. 208 abonentë janë pa energji.
  • Bilisht: Fideri 8 (nënstacion Bilisht) është pa energji, duke prekur 1444 abonentë.
  • Fideri 1 është pa energji, duke prekur Qinam, Skorovodë, Kreshovë (60 abonentë).
  • Fideri 6 është pa energji, duke prekur Panarit, Ballabanovë, Treskë, Grabockë (50 abonentë).
  • Në Maliq dhe Pogradec nuk raportohen probleme.
  • Totali i abonentëve pa energji: 1,762

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit

  • Pavarësisht intensitetit të reshjeve, situata në lumin Devoll e Dunavec paraqitet pa problematika. Ka vetëm një pasurë uji në tokë bujqësore (në pjesën e gropës).

Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Deri tani nuk raportohen situata të tjera që paraqesin rrezik për qytetarët apo banesat.

Scroll to Top