Arrest shtëpie për zyrtarë pas Ballukut

Burimet: Pas Ballukut, masë sigurie edhe për dy zyrtarë të tjerë

Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar pasaporta, duke e penguar të largohet nga vendi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpiak” edhe për dy zyrtarë të tjerë.

Emrat e këtyre zyrtarëve nuk janë bërë publikë, pasi masa ndaj tyre nuk është ekzekutuar ende. Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një lidhjeje direkte për News24, sqaroi situatën:

“Janë caktuar masa sigurie edhe për disa të tjerë, dy persona të tjerë, në arrest shtëpie. Deri tani nuk është ekzekutuar masa e sigurisë, ndaj dhe nuk është bërë publik emri i tyre. Deri sa të ekzekutohen, News24 do të ketë dhe emrat e zyrtarëve për të cilët është dhënë masa e ‘arrestit shtëpiak’. Zonja Balluku ka dy masa sigurie, e para nuk lejohet që të dalë jashtë vendit”, tha Lala.

Scroll to Top