Kosova në zgjedhje të parakohshme: Kuvendi shpërndarë

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Presidentja e Kosovës ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor. Presidentja Osmani ka nënshkruar sot vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit.

Nënshkrimi i dekretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen gjithashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë të votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.

“Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Scroll to Top