Rusia: S’kemi propozim paqeje nga SHBA për Ukrainë

Moska: Nuk kemi marrë propozim zyrtar nga SHBA-të për planin e paqes në Ukrainë

Moska deklaron se nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me planet e paqes në Ukrainë, për të cilat raportojnë disa media ndërkombëtare.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i tha medias RBC se:

“Nëse pala amerikane do të kishte ndonjë propozim, ata do ta kishin komunikuar atë përmes kanaleve zyrtare të përdorura midis ministrive të jashtme të të dy vendeve. Megjithatë, Ministria e Jashtme ruse nuk ka marrë asgjë të ngjashme nga Departamenti i Shtetit.”

Scroll to Top