Donald Trump ka treguar edhe një herë pasionin e tij për Inteligjencën Artificiale, këtë herë duke e përdorur për të ndarë një moment me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.
Ish-presidenti publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke luajtur futboll me superyllin portugez brenda Zyrës Ovale. Postimi shoqërohej me komentin:
“Ronaldo është një djalë i shkëlqyer. Ishte kënaqësi ta takoja në Shtëpinë e Bardhë. Shumë i zgjuar dhe i relaksuar!”, duke theksuar kështu respektin dhe admirimin e tij për futbollistin.
Ky postim u bë publik nëpërmjet platformës Truth Social.
