SHBA: Plan Paqeje për Ukrainën, Uashingtoni Punon me Rusinë

Shtëpia e Bardhë: SHBA-të vazhdojnë përpjekjet serioze për planin e paqes për Ukrainën

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Sekretari i Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, po vazhdojnë punën për një plan drejt përfundimit paqësor të luftës Rusi-Ukrainë. Këto komente u bënë nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, gjatë një konference për shtyp.

Whitkoff dhe Rubio kanë punuar gjatë muajit të kaluar mbi një marrëveshje të re paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë. Ata kanë angazhuar të dyja palët në konflikt në diskutime për të kuptuar pozicionet e tyre në rrugën drejt vendosjes së një paqeje të qëndrueshme.

“Shtetet e Bashkuara kanë punuar në mënyrë të barabartë si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën në zhvillimin e një plani të ri paqeje. Lufta në Ukrainë, megjithëse ka skeptikë, do të zgjidhet,” theksoi Leavitt.

Ajo përmendi gjithashtu se Sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, shprehu optimizëm bazuar në rezultatet e takimit të tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mbajtur sot.

Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, Uashingtoni beson se plani duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët dhe negociatat për këtë çështje janë duke vazhduar.

Scroll to Top