Goditja nga drejtësia, anulohet takimi që Balluku kishte planifikuar për të premten
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme ka përmbysur edhe agjendën e së premtes për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas informacioneve të Lapsi.al, një takim i planifikuar prej saj me kancelarët e gjykatave të vendit nuk do të zhvillohet.
Fokusi i takimit kishte të bënte me masat e sigurisë nëpër gjykatat e vendit, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kala. Por tashmë, me statusin e ri si e pandehur dhe e pezulluar nga detyra, ky takim nuk pritet të mbahet.
Po kështu, të premten është anuluar edhe mbledhja e qeverisë. Shtatë orë takime në Kryeministri mes Ramës e Ballukut mbeten ende enigmatike për fatin e numrit dy të qeverisë. A do ta sfidojë më tej Rama drejtësinë e re, të cilën aq shumë e reklamon si arritje të tij, duke mos e lëshuar krahun e tij të djathtë përballë akuzave?
©LAPSI.al
