Lubonja: SPAK, krimi i paprekur dhe misteri i 50 milionë eurove

Lubonja: Çfarë fshihet pas goditjes së Ballukut nga SPAK

Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, vendimi i Gjykatës së Korçës për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk është i mjaftueshëm, për sa kohë nuk ka ndëshkim për të gjithë rrethin e krimit të paprekur nga SPAK. duke iu referuar një takimi të pazakontë në kryeministri sa i takon kohës së gjatë të qëndrimit të Ballukut në godinën e qeverisë, mbi 7 orë, në një lidhje me studion e lajmeve në News24, Lubonja tha se nuk dihet nëse zv/kryeministrja ka ndryshuar metodë në raport me zyrtarët e tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK për korrupsion, si Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, që sipas tij do të thotë se po përdor presion ndaj Edi Ramës.

“Vendimi i sotëm i GJKKO ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë ka pas saj. Është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare, është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë. Ai që quhet ‘sistem’, ku kam parasysh të gjithë ‘rrethin e krimit’, ai nuk është prekur nga SPAK. Pyetja e madhe që ngrihet është ky: 50 milionë eurot ku kanë shkuar? Sa prej tyre ka futur në xhep Balluku apo Rama dhe sa kanë shkuar për fushatën elektorale? Sistemi i vjedhjes, pabarazia në tendera, ku kanë shkuar?” – tha Lubonja.

Scroll to Top