Samiti “Growth Plan: Our Pathway to EU” në Tiranë

Samiti Growth Plan “Our pathway to EU”/ Rama pret në Tiranë liderët e rajonit

Tirana do të mirëpresë ditën e sotme, 21 nëntor, samitin Growth Plan “Our pathway to EU”. Në këtë takim, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të diskutojnë për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Pas 30 minutash, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse, për të vijuar më pas me punimet e samitit. Takimi do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe Komisioneres Kos.

Agjenda e samitit:

  • Ora: 09:30 – 12:00
  • Vendi: Pallati i Brigadave
  • 09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements
  • 10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan
  • Fjalët Hapëse:
    • Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
    • Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS
  • 11:30 – Foto Familjare
  • 11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
Scroll to Top