Rama përshëndet Kurtin, u përgjigjet gazetarëve: Vazhdon telenovela
Kryeministri Edi Rama priti homologun e tij Albin Kurti në Pallatin e Brigadave, me rastin e fillimit të samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”. Pas një përshëndetjeje me shtrëngim duarsh me Kurtin, nuk munguan pyetjet nga gazetarët në lidhje me marrëdhënien mes dy kryeministrave.
Duke iu drejtuar gazetarëve, Rama tha: “A e do a se do, a të do a s’të do. Një mijë episode. Po të kishte një përgjigje, telenovela nuk do të vazhdonte.”
