Rama kundër gazetarëve: Debati për Ballukun

“A do ta shkarkoni?”, Rama përplaset me gazetarët për Ballukun

Sërish ka pasur replika mes gazetarëve dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e ministres Balluku. Teksa kryeministri priste në Pallatin e Brigadave Marta Kos, ai ka replikuar me një gazetare pasi ajo e pyeti nëse do ta shkarkonte Ballukun.

Rama: “Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Pse duhet të biesh në sy me ulërima? Merre fjalën, fol me etikë dhe je në rregull. Do marrësh përgjigjen. Nëse do përmbushësh këto dy kritere, unë do të thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo sjellje, ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.”

Scroll to Top