Prokuroria Sekuestron Pasuri Vëllezërve të Dënuar për Narkotikë në Angli

Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim të narkotikëve

Prokuroria e Fierit njoftoi të premten, më 21 nëntor, sekuestrimin e 15 pronave dhe llogarive bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim të lëndëve narkotike.

Sipas prokurorisë, nga hetimet e filluara në vitin 2019, bazuar në një referim të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, janë ngritur dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, kishte pastruar para të përfituara nga aktiviteti kriminal, duke i investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme.

Nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit nga Fieri, N.B. dhe E.B., janë dënuar nga gjykatat në Mbretërinë e Bashkuar për prodhim të narkotikëve, respektivisht në vitin 2017, njëri, dhe në vitin 2024, tjetri.

Prokuroria ka kryer hetimin pasuror të tyre dhe të personave të lidhur, prej nga ka rezultuar se nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme:

  • Gjashtë apartamente në Tiranë dhe Yzberisht me sipërfaqe totale 604 m2.
  • Njësi me sipërfaqe 136.1 m2 në Yzberisht.
  • Pesë garazhe me sipërfaqe rreth 100 m2.
  • Tre llogari bankare ku gjendeshin të depozituara rreth 368 mijë euro.

Këto pasuri janë vendosur nën sekuestro bazuar në kërkesën e prokurorisë.

Scroll to Top