Sarkozy publikon librin për përvojën në burg: “Ditari i një të burgosuri”

Sarkozy shkruan libër për ditët që kaloi në burg, ja kur do të publikohet

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka njoftuar botimin e librit të tij mbi përvojën në burg, me titullin ‘Ditari i një të burgosuri’ (Journal d’un prisonnier). Libri pritet të dalë në libraritë franceze më 10 dhjetor.

“Në burg nuk ka çfarë të shohësh dhe nuk ka çfarë të bësh. Harroj heshtjen, sepse heshtje nuk ka në burgun La Sante; ka aq shumë për të dëgjuar. Zhurma është, fatkeqësisht, e vazhdueshme. Por, ashtu si në shkretëtirë, jeta në burg të forcon”, shkruan Sarkozy në postimin që shoqëron njoftimin e botimit.

Nicolas Sarkozy u lirua në mesditën e së hënës (10 nëntor) pas 20 ditësh qëndrim në burgun La Sante, nën detyrimin e mbikëqyrjes gjyqësore. Ish-presidenti francez u dërgua në burg pas dënimit të tij në çështjen e financimit të paligjshëm libian të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

Scroll to Top