Putin: Plani i Trump mund të sjellë paqe në Ukrainë

Putin reagon pas ultimatumit të Trump për luftën në Ukrainë: Besoj se mund të sjellë paqen!

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar pas planit amerikan të paqes me 28 nene për Ukrainën, duke e cilësuar atë si “një bazë të mundshme për zgjidhje”.

“SHBA-ja na kërkoi të tregojmë fleksibilitet për çështjen ukrainase. Kemi marrë tekstin përmes kanaleve zyrtare me qeverinë amerikane. Është një version i modernizuar me 28 nene dhe besoj se mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje përfundimtare paqeje”, tha ai.

Putin ripohoi se Rusia është e gatshme për bisedime paqeje, por njëkohësisht theksoi se është e kënaqur me ritmin aktual të operacionit special ushtarak, që sipas tij po çon drejt arritjes së të gjitha objektivave me mjete ushtarake.

Scroll to Top