Të shtëna në Fier: Policia në vendngjarje, konflikt mes dy personave

Të shtëna armësh në Fier, policia në vendin e ngjarjes

Të shtëna armësh janë raportuar para pak çastesh pranë një qendre tregtare në Fier. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Deri më tani, flitet për një konflikt mes dy personave, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende të ditura. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat, të shtënat kanë qenë në ajër.

Lajmi po përditësohet…

Scroll to Top