Aksident fatal në Rrugën e Kombit, bllokim trafiku

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, bllokohet qarkullimi

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:45 në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës. Sipas informacioneve nga policia, janë përplasur tre automjete: dy kamionë dhe një autoveturë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i autoveturës, shtetasi Eugen Bardhoku, rreth 24 vjeç, banues në Rubik të Mirditës.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për shkak të aksidentit, Rruga e Kombit është bllokuar. Policia ka devijuar qarkullimin në aksin e vjetër Rubik – Rrëshen.

Scroll to Top