Turqia nuk lejon ankorimin në Stamboll të kroçerës me turistë rusë.
Një incident i pazakontë ka tensionuar marrëdhëniet ruso-turke. Autoritetet turke refuzuan hyrjen në portin e Stambollit për kroçerën ruse “Astoria Grande”, e cila mbante rreth 600 turistë në bord.
Anija, e cila ishte nisur nga Soçi për një udhëtim dyjavor me ndalesa të planifikuara në Marmaris, Antalya, Bodrum dhe Izmir, pritej të ndalonte në Stamboll si pika më e rëndësishme e itinerarit.
Megjithatë, pas orësh pritjeje pa marrë përgjigje, autoritetet turke nuk dhanë leje për hyrje në port. Si rezultat, kroçera është detyruar të kthehet drejt Soçit, pa realizuar destinacionin kryesor.
