Trump dhe Mamdani diskutojnë të ardhmen e Nju Jorkut në Shtëpinë e Bardhë

Trump pret kryebashkiakun e zgjedhur të Nju Jorkut në Shtëpinë e Bardhë: “Shpresoj që Mamdani të jetë i shkëlqyer!”

Në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua takimi i parë i kryebashkiakut të sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zoran Mamdani, me presidentin amerikan.

Trump e përshkroi takimin me Mamdanin si “të shkëlqyer” dhe “shumë produktiv”. Ai u shpreh, teksa qëndronte ulur në Zyrën Ovale me kryebashkiakun e zgjedhur pranë tij në këmbë:

“Dua thjesht t’ju uroj. Besoj dhe shpresoj se ai do të jetë një kryebashkiak vërtet i shkëlqyer,” tha ai, duke iu drejtuar të pranishmëve.

Në deklaratën e tij, Mamdani u shpreh se e vlerësoi shumë takimin me presidentin amerikan.

“Ashtu siç tha edhe ai, ishte një takim produktiv,” theksoi ai, duke shtuar se biseda u përqendrua në respektin dhe adhurimin që të dy kanë për qytetin e Nju Jorkut.

Ata diskutuan gjithashtu për nevojën që jeta të bëhet më e përballueshme për banorët e qytetit.

Scroll to Top