Reshjet në vend/ Regjistrohen dëme të shumta materiale, Maliqi zona më e prekur
Qarku i Korçës vijon të përballet me pasojat e reshjeve intensive, por situata po shënon përmirësim të ndjeshëm në shumicën e zonave.
Bashkia Korçë
Në njësitë administrative Bulgarec, Vithkuq, Drenovë dhe Mollaj uji është tërhequr plotësisht dhe po punohet për normalizimin e plotë të situatës.
Bashkia Kolonjë
- Janë marrë masa paraprake për devijimin e lumit në Qinam për të mbrojtur urën.
- Ura e Novoselës është riparuar dhe qarkullimi është normalizuar.
- NJVKSH po kryen shkarkimin, pastrimin dhe klorinimin e depos së ujit; banorët janë njoftuar të mos konsumojnë ujë derisa të dalin analizat.
Bashkia Maliq – zona më e prekur
- 133 objekte rezultojnë ende me prezencë uji.
- Rrugë të dëmtuara ku po punohet: Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, Desmir–Moçan dhe fshati Dolan.
- Rrëshqitje toke në 3 zona:
- Dolan – 2 banesa në rrezik
- Mesmal – 1 banesë në rrezik
- Senisht – 2 banesa në rrezik
- Me mbështetjen e Forcave të Armatosura (Reparti 1033 Drenovë) janë riparuar dëmtimet në argjinaturën e lumit Dunavec dhe të lumit Devoll.
- Niveli i Devollit ka rënë rreth 70 cm, duke lehtësuar ndjeshëm situatën.
Bashkia Pustec dhe Devoll
Situata paraqitet e qetë dhe ujërat janë tërhequr; vijon riparimi i dëmeve.
Bashkia Pogradec
Hidrovori i Tushemishtit punon normalisht, situata po shkon drejt normalizimit.
