Liderët Europianë vizitojnë Uashingtonin për planin e Trump për Ukrainën

SHBA propozon plan për Ukrainën, liderë evropianë mund të vizitojnë Uashingtonin për të diskutuar me Trump

Udhëheqës të vendeve evropiane mund të udhëtojnë drejt Uashingtonit javën e ardhshme për të diskutuar një propozim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Kështu raporton televizioni Sky News.

Disa nga këta liderë, përfshirë Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kryeministren Italiane Giorgia Meloni, pritet të jenë në Uashington në fillim të javës së ardhshme. Synimi i tyre është të bindin udhëheqësin amerikan të bëjë ndryshime në planin e tij të propozuar për paqe, sipas Sky News.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, vështirë se do të jetë në Shtetet e Bashkuara para datës 26 nëntor, për shkak të fjalimit mbi buxhetin që do të prezantohet nga qeveria.

Sky News krahasoi vizitën e mundshme të liderëve evropianë me udhëtimin e tyre të mëparshëm kolektiv në Shtëpinë e Bardhë, pas samitit Rusi-SHBA në Alaska.

Scroll to Top