Plani i Trump për Ukrainën, Macron: Propozimi është një bazë e mirë, por ka nevojë për punë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se plani i propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paqen në Ukrainë është një nisëm e mirë, por sipas tij, kërkon ende punë. Ai u shpreh: “Të gjitha nismat që shkojnë drejt paqes janë të mirëpritura, por ne kemi nevojë për diçka që është e dobishme për ukrainasit.”
Kjo deklaratë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të vendeve evropiane për të mbështetur Ukrainën dhe për të kundërshtuar planin e paqes SHBA-Rusi. Ndërkohë, ata synojnë të ruajnë një qëndrim të balancuar ndaj Donald Trumpit, duke mos e refuzuar atë hapur.
Duke folur para gazetarëve në samitin e G20 në Afrikën e Jugut, Macron theksoi: “Ka dalë një plan paqeje, i cili përfshin ide mjaft të njohura, pavarësisht nëse janë ndarë apo jo. Është pozitiv në atë që propozon paqe dhe njeh elementë të rëndësishëm në çështjet e sovranitetit dhe garancive të sigurisë.”
Megjithatë, ai shtoi: “Por është një bazë për punë që duhet të rishikohet, siç bëmë verën e kaluar, sepse ky plan, para së gjithash, nuk u negociua me evropianët.”
Në një postim të mëvonshëm në mediat sociale, Macron ka theksuar se plani duhet të “forcohet”. Udhëheqësi francez thekson se shumë pjesë të tij përfshijnë vendet evropiane dhe NATO-n, prandaj është e nevojshme përfshirja e tyre, u shpreh ai.
