Skandali Unaza e Tiranës: Përgjime për Ballukun dhe Berberin

Përgjime: Balluku i kërkon Berberit të zbulojë burimin e nxjerrjes së emrave

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar përgjime të reja lidhur me dosjen e Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, për procesin e paracaktimit të fituesve në garën për Unazën e Madhe në Tiranë.

Bardhi thekson se Belinda Balluku, gjatë qeverisjes së Edi Ramës, kishte një mënyrë të veçantë për të menaxhuar tenderat. Ai shkruan: “Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, duke iu referuar një projekti me vlerë totale 130 milionë euro. Ai shtoi se ky rast paraqet “çfarë tmerri, çfarë korrupsioni”. Më poshtë jepen përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës, duke theksuar se nuk kanë nevojë për komente shtesë.

Përgjimet e SPAK për Ballukun:

  • Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke një Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka të gjithë listën e kompanive fituese tek U.”
  • Në orën 21:47, Evis Berberi: “Miranda ka qenë gjithë kohës te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat.”
  • Në orën 21:49, Belinda Balluku: “Po mirë, gjeje kush.”
  • Në orën 22:13-22:14, Evis Berberi: “Asnjë nuk e ka listën, s’ka si ta kenë. Pamfleti e ka nxjerrë listën apo është info. Vetëm po të kenë qëlluar në shenjë me hamendësim, pasi dhe sot kishte ndryshime. Më duket e habitshme pasi vetëm unë e di. Për çdo lot kanë marrë kritere në letër të shtypur pa emër.”
Scroll to Top