Aksident Rrugor: Mali Bllokon Rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Shkëputet mali dhe bllokon rrugën: Situatë alarmante në aksin Qukës- Qafë Plloçë

Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në afërsi të tuneleve.

Si pasojë e shirave të shumtë, një sipërfaqe e madhe mali është shkëputur, duke bllokuar plotësisht aksin.

Kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vërë në përdorim një rrugëkalim provizor (bypass) për kalimin e mjeteve.

Scroll to Top