Fier: Arrestohet 57-vjeçar i dënuar për vrasje me armë

Fier/ I dënuar më parë për vrasje dhe në posedim të armës, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit. Ai u ndalua nga forcat e policisë pasi u konstatua se lëvizte i armatosur dhe me municion luftarak.

57-vjeçari u kap në flagrancë në një lokal në fshatin Fermë Çlirim. Gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjetën një armë zjarri pistolete, me dy krëhëra me nga shtatë fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.

Personi i arrestuar rezulton të jetë i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes.

Scroll to Top