Rruga Korçë-Ersekë nën hetim nga SPAK, plasaritje të reja

Plasaritje në aksin Korçë-Ersekë, ndërtimi i rrugës nën hetim nga SPAK

Pak minuta më parë janë konstatuar plasaritje të konsiderueshme në aksin Korçë–Ersekë, në të njëjtin vend ku një vit më parë ndodhën rrëshqitje toke. Aktualisht, rruga është e hapur për qarkullim, por specialistë ndodhen në terren për të vlerësuar nëse dëmtimi mund të përkeqësohet më tej dhe të çojë në shembjen e plotë të saj.

Burime nga vendngjarja raportojnë për SYRI TV se situata po monitorohet me vëmendje. Autoritetet kanë njoftuar se në rast se plasaritjet zgjerohen, aksi mund të mbyllet për qarkullim nga arsye sigurie.

Ndërkohë, pas përfundimit të punimeve për këtë rrugë, çështja ka rënë nën hetimin e SPAK-ut. Prokuroria po verifikon procedurat dhe cilësinë e punimeve të kryera gjatë realizimit të projektit.

Scroll to Top