Plagosje me armë zjarri në Tiranë

LAJM I FUNDIT: Plagosje me armë në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 22:20, në spital është paraqitur shtetasi M. J., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri në këmbë në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi M. J. aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmi po përditësohet…

Scroll to Top