Marina Mbretërore Britanike ndalon dy anije ruse në ujërat territoriale
Marina Mbretërore Britanike ka ndërhyrë për të ndaluar dy anije ruse që lundronin brenda ujërave territoriale të vendit.
Sipas një njoftimi të sotëm nga Ministria britanike e Mbrojtjes, gjatë një operacioni monitorimi 24-orësh, anija britanike HMS Severn ka ndaluar anijen luftarake ruse RFN Stoikiy dhe cisternën Yelnya pranë brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar gjatë dy javëve të fundit.
Ministria e Mbrojtjes sqaron se anijet ruse kaluan nëpër Ngushticën e Doverit dhe më pas u drejtuan në perëndim përmes kanalit La Manche. Monitorimi i tyre iu “dorëzua” Marinës franceze pranë brigjeve të Bretanjës, pasi ato dolën nga zona britanike.
Ky incident vjen pas shfaqjes së anijes ruse të spiunazhit Yantar pranë ujërave britanike, e cila ishte vënë re ditët e fundit në kufijtë e ujërave territoriale të Mbretërisë së Bashkuar.
