Sulm terrorist në Peshawar: 3 të vrarë, rrethim i selisë

Sulm i armatosur në Peshawar: Kamikazë hedhin në erë selinë e Forcës së Sigurisë Kufitare, raportohet për tre të vrarë

Persona të armatosur sulmuan të dielën selinë e Forcës së Sigurisë Kufitare në Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit, duke shkaktuar një situatë të rëndë sigurie në qytet.

Sipas burimeve të Reuters, ndër agresorët ishin edhe dy kamikazë, ndërsa raportet paraprake flasin për të paktën tre persona të vrarë.

Forcat e sigurisë, përfshirë ushtrinë pakistaneze, kanë rrethuar ndërtesën dhe zonën përreth, duke zhvilluar një operacion të kujdesshëm pasi dyshohet se brenda selisë mund të ketë ende agresorë të armatosur.

“Dyshojmë se ka ende terroristë brenda selisë,” tha një zyrtar i sigurisë, duke theksuar se ndërhyrja po bëhet me shumë maturi.

Banorët raportojnë për një praninë masive të forcave të sigurisë. Safdar Khan, një banor i zonës, konfirmoi se ushtria, policia dhe forcat e tjera të sigurisë kanë mbyllur trafikun dhe kanë bllokuar qasjen në të gjithë perimetrin.

Derisa operacioni i neutralizimit të sulmuesve vazhdon, autoritetet presin që bilanci i viktimave të mund të ndryshojë.

Sulmi vjen në një periudhë ku veriperëndimi i Pakistanit është përballur me rritje të aktiviteteve të grupeve të armatosura.

Scroll to Top