Rrëmbimi masiv i fëmijëve në Nigeri: 50 të lirë, 265 peng

Qindra fëmijë u rrëmbyen nga një shkollë katolike në Nigeri; 50 prej tyre kanë arritur të arratisen

Pesëdhjetë nga 315 fëmijët e rrëmbyer nga një shkollë katolike në shtetin Niger të Nigerisë, kanë arritur të ikin dhe janë ribashkuar me familjet e tyre, njofton Shoqata e Krishterë e Nigerisë. Ndërkohë, 265 fëmijë të tjerë dhe 12 mësues mbeten peng, ndërsa ushtria dhe forcat e sigurisë po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.

Rrëmbimi në Shkollën St. Mary në Papiri është një nga rastet më të mëdha në historinë e vendit, duke tejkaluar edhe rrëmbimin famëkeq të Chibokut në vitin 2014.

Autoritetet në disa shtete, përfshirë Niger, Kebbi, Katsina, Yobe dhe Kwara, urdhëruan mbylljen e shkollave pas këtij incidenti, si dhe një rrëmbimi tjetër të 20 nxënësve në Kebbi.

Presidenti Bola Tinubu urdhëroi rekrutimin e 30,000 policëve të rinj, si dhe rianalizimin e roleve të policisë në shërbimet për personat VIP, me qëllim përqendrimin e vëmendjes tek mbrojtja e zonave të rrezikuara.

Sipas përfaqësuesve të krishterë në zonë, arratisja e 50 fëmijëve ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, në kushte të rrezikshme. Forcat e sigurisë po kontrollojnë pyje dhe rrugë të izoluara ku dyshohet se janë dërguar pengjet.

Prindërit dhe familjarët janë në gjendje ankthi. Disa prej tyre i thanë BBC-së se fëmijët e tyre u morën papritur gjatë natës dhe se “duan vetëm t’i shohin ata në shtëpi”.

Scroll to Top