Makina përplasi këmbësorët në Tokio: 1 i vdekur, të paktën 10 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën, më 24 nëntor, në lagjen Adachi të Tokios, Japoni, ku një makinë u përplas me këmbësorë, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas transmetuesit shtetëror NHK, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 me orën lokale. Një person 80-vjeçar humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një grua 20-vjeçare u gjet pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Të paktën dhjetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.
Polici arrestoi shoferin, i cili u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit. Autoritetet po e hetojnë incidentin si aksident trafiku me braktisje të viktimës, ndërsa dyshohet se automjeti i përdorur ishte i vjedhur.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
