Zelensky: Çështje të ndjeshme do të diskutohen me Trumpin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të hënën se një plan i propozuar për paqe, i cili aktualisht po diskutohet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, ka përfshirë pika “të sakta”, por çështjet më delikate do të diskutohen me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Deri tani, pas (bisedimeve në) Gjenevë, ka më pak pika, jo më 28, dhe shumë elementë të saktë janë përfshirë në këtë kuadër”, tha Zelensky në adresimin e tij video të mbrëmjes.
Ai shtoi: “Ekipi ynë ka raportuar sot mbi draftin e ri të hapave dhe kjo është vërtet qasja e duhur. Çështjet e ndjeshme, pikat më delikate, do t’i diskutoj me Presidentin Trump.”
Zelensky theksoi se procesi i hartimit të një dokumenti përfundimtar do të ishte sfidues dhe se Ukraina vlerëson ndihmën e ofruar nga vendet e tjera, si dhe qasjen “konstruktive” të SHBA-së.
Ai sugjeroi se do të ishte në interes të Rusisë të pengonte procesin e paqes dhe u bëri thirrje ukrainasve të kushtonin vëmendje të veçantë paralajmërimeve për sulme ajrore në ditët dhe javët në vijim, duke shtuar: “pasi e kuptojmë plotësisht se me kë kemi të bëjmë”.
Zelensky vijoi duke thënë se nëse negociatat për zgjidhjen e luftës vazhdojnë, “nuk duhet të ketë raketa, asnjë sulm masiv ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Kjo është diçka që ata që janë të fortë në botë mund ta sigurojnë”.
