Merz: Rusia duhet të negociojë; Gjermania e kënaqur me progresin

Merz: Rusia duhet të marrë pjesë në negociata, Gjermania e kënaqur me progresin në Gjenevë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje që Rusia të ulet në tryezën e negociatave, duke shtuar se presidenti amerikan është i hapur ndaj një propozimi të përbashkët paqësor për Ukrainën.

“Rusia duhet të jetë e pranishme në tryezën e negociatave. Nëse kjo ndodh, çdo përpjekje do të justifikohet, përndryshe, do të duhet të bëhen përpjekje shtesë,” tha Merz.

Qeveria gjermane shprehu kënaqësi për “progresin” e arritur gjatë negociatave në Gjenevë midis përfaqësuesve amerikanë, ukrainas dhe evropianë.

Kancelari gjerman shtoi gjithashtu se presidenti amerikan kishte shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku mbi një plan paqësor për Ukrainën gjatë një bisede telefonike javën e kaluar.

“Dhe kjo është pikërisht ajo që arritën dje përfaqësuesit e Ukrainës, SHBA dhe vendeve anëtare evropiane në Gjenevë,” tha Merz gjatë samitit në Luandë.

Ai shtoi se paqja në Ukrainë nuk mund të vijë brenda një nate.

“Ne mirëpresim faktin që këto bisedime u zhvilluan në Gjenevë. Mirëpresim gjithashtu rezultatet e përkohshme. Disa çështje u sqaruan, por gjithashtu e dimë se paqja në Ukrainë nuk do të vijë brenda një nate,” përfundoi ai.

Scroll to Top