Grabitje e dhunshme biznesmeni në Francë: ora 1 milion€, pengje

Biznesmen në Francë: I dhunuar, i mbajtur peng dhe i spërkatur me zbardhues, i grabitet ora me vlerë 1 milion euro.

Një grabitje e dhunshme ka ndodhur të hënën, më 24 nëntor, në Cachargs, afër Nimes në Francën jugore. Tre persona të armatosur kanë hyrë me forcë në banesën e një biznesmeni 56-vjeçar, të cilin më parë e kishin ndjekur dhe kërcënuar.

Sipas mediave franceze, pronari i një kompanie pajisjesh mjekësore po kthehej në shtëpi nga zyra rreth orës 19:00, kur tre grabitës të veshur me të zeza dhe me kapuçë, i hipën në makinën e tij luksoze dhe e kërcënuan me armë. Më pas, ata e detyruan të futej në shtëpi dhe e mbajtën aty kundër vullnetit të tij, duke e rrahur.

Në banesë, grabitësit kanë marrë peng edhe djalin 22-vjeçar të biznesmenit. Nën kërcënimin e armës, viktimat u detyruan t’u dorëzonin grabitësve rreth dhjetë orë dore me vlerë rreth një milion euro, tre unaza, një byzylyk dhe celularët.

Biznesmeni ka treguar se sulmuesit e spërkatën me zbardhues përpara se të largoheshin me automjetin e tij. Djali i dytë i familjes, 19 vjeç, i cili ishte fshehur brenda shtëpisë, njoftoi autoritetet pasi dëgjoi të atin duke u sulmuar.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, biznesmeni kishte dëmtime në kokë. Pak më vonë, automjeti i 56-vjeçarit u gjet i djegur në një rrugë afër Nimes. Autoritetet dyshojnë se grabitësit e kanë braktisur makinën dhe janë larguar me një automjet tjetër.

Scroll to Top