“Superkërpudha” e rrezikshme fillon të përhapet në Evropë
Një kërpudhë e rrezikshme, e njohur si Trichophyton indotineae, e cila karakterizohet nga rezistenca e saj e jashtëzakonshme ndaj trajtimeve dhe për këtë arsye është quajtur “super kërpudhë”, po fillon të përhapet në vendet evropiane.
Sipas David Denning, një ekspert i sëmundjeve infektive pranë Universitetit të Mançesterit, ky lloj kërpudhe shkakton një skuqje të kuqe dhe kruajtëse, e cila zakonisht shfaqet në zonën e ijëve, kofshëve dhe vitheve.
Artikulli thekson se në tre vitet e fundit, rastet e infeksionit me Trichophyton indotineae në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me pothuajse 500%.
Kjo kërpudhë përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me një person të infektuar, kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara ose në rrugë seksuale.
Denning shprehu shqetësimin se përhapja e kërpudhës mund të bëhet një problem global.
