Parashikimi i Motit: Reshje Shiu dhe Kushte të Paqëndrueshme Të Mërkurën

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme priten në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët. Në veriperëndim dhe jugperëndim, reshjet do të jenë me intensitet kryesisht mesatar, hera-herës shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës, reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit, por me intensitet të ulët. Në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut do të ndërpriten.

Në lartësi mbi 600-700 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje, priten reshje bore me intensitet të ulët. Në Alpe dhe verilindje, reshjet e borës mund të kenë intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti: Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Scroll to Top