Dhunë ndaj fëmijës: Mësuese arrestohet në SHBA

Pamje të rënda: 44-vjeçarja rreh dhe tërheq nga flokët djalin e mitur

Një rast i rëndë dhune ndaj një fëmije është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një mësuese 44-vjeccare është arrestuar pasi dhunoi djalin e saj 12-vjeçar. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon mësuesen, Randi Nicole Jackson Staples, e cila dikur ishte vlerësuar si “mësuesja e vitit” në Alabama, duke e goditur 12-vjeçarin më shumë se 20 herë me rrip.

Pas rrahjes, ajo e ka kapur djalin për flokësh dhe e ka përplasur në tokë. Pas publikimit të videos, mësuesja u arrestua dhe u akuzua për abuzim të qëllimshëm të një fëmije të mitur.

Videoja u postua nga djali i saj 24-vjeçar, pasi një nga vëllezërit e tij ia kishte dërguar. “Nuk mendoja se ajo duhet të punonte në shkollë apo të sillej kështu me vëllezërit dhe motrat e mia të vegjël. Kjo ka ndodhur gjithë jetën time dhe tani jam 24 vjeç,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e shkollës në Akademinë e Krishterë Cottage Hill vendosën ta pushonin nga puna mësuesen.

“Disiplina supozohet të ketë të bëjë me rregullimin e gjërave. Kjo e kaloi shumë kufirin. Ishte e neveritshme që ajo e qëlloi, e kapi për flokësh dhe e ofendoi në atë mënyrë. Është e neveritshme të shohësh dikë që ia bën këtë fëmijës së vet,” tha Sherifi i Qarkut Mobile.

Scroll to Top