Raspadori paralajmëron Interin: Duam fitoren, do të japim gjithçka
Atletiko Madrid, e drejtuar nga Diego Simeone, po përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Interit, dhe Xhakomo Raspadori nuk fsheh ambicien. Sulmuesi italian thekson se skuadra madrilene ka detyrimin dhe dëshirën për të fituar, duke e konsideruar ndeshjen thelbësore për ecurinë në Champions League.
Ai pranon forcën e zikaltërve, të cilët kanë qenë protagonistë në Evropë vitet e fundit, por siguron se Atletiko është gati të luftojë deri në fund. Raspadori zbulon prapaskenat e merkatos, duke konfirmuar interesimin e Romës dhe presionin e Marsejës, por thekson se zgjedhja për të kaluar te Atletiko ka ardhur pas besimit të marrë nga trajneri Gatuzo.
Ai flet edhe për punën me Simeonen, të cilin e cilëson si një udhëheqës kërkues, por që di të nxjerrë maksimumin nga lojtarët. Sulmuesi ndalet edhe te kombëtarja italiane, duke u shprehur se grupi ka vlera të mëdha dhe nuk mund të lejojë dështime.
Me Interin përballë dhe kualifikimin në lojë, Raspadori siguron tifozët: “Do japim gjithçka në fushë.”
