Ardian Ismajli jashtë fushës: Problemet muskulore e shqetësojnë

Problemet muskulore ndikojnë te Ismajli, rrezikon të jetë spektator në derbin e Serisë A

Ardian Ismajli po has vështirësi në gjetjen e vazhdimësisë në fushën e lojës me Torinon për shkak të problemeve fizike që e kanë shqetësuar gjatë gjithë sezonit. Edhe këtë të hënë, futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte spektator në duelin kundër Komos, pasi problemet muskulore e kanë lënë jashtë sfidës. Kjo ndodh pavarësisht se ai nuk kishte shfaqur shqetësime gjatë grumbullimit me Kombëtaren shqiptare apo edhe në derbin kundër Juventusit.

Për Ismajlin, kjo është hera e tretë këtë sezon që ndalet për shkak të problemeve muskulore, duke ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij në fushë. Lojtari sot është stërvitur veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, prandaj nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Leçes, ku luajnë edhe shqiptarët Berisha dhe Ramadani.

Scroll to Top