Trump i kërkon Japonisë të shmangë provokimet ndaj Kinës

Trump i bën thirrje Japonisë të shmangë provokimet ndaj Kinës për çështjen e Tajvanit

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje kryeministres japoneze, Sanae Takaichi, që të shmangë provokimin e Kinës lidhur me çështjen e sovranitetit të Tajvanit. Këtë lajm e raportoi të mërkurën “Wall Street Journal”, duke cituar zyrtarë japonezë dhe një burim nga qeveria amerikane.

Trump foli me Takaichi pas një bisede telefonike me presidentin kinez Xi Jinping. Gjatë kësaj bisede, Xi Jinping foli gjatë – për gati gjysmën e kohës – rreth Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron një provincë kineze.

Burime nga qeveria japoneze, të informuara për çështjen, konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters se presidenti amerikan i ka kërkuar kryeministres së arkipelagut të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Scroll to Top